Nuk është Edi Rama. Ja kush do të përfaqësojë PS në inaugurimin e Donald Trump si President

Edi Rama nuk do jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan dhe më pas në të gjitha ceremonitë pasuese protokollare të inagurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se gjatë fushatës amerikane, Edi Rama e quajti fatkeqësi nëse Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale.