VIDEO/ Tifozët e Kosovës dhurojnë spektakël në Çeki: ‘Oj Kosovë, oj zemra jonë...’

Sot në orën 20:45 Republika e Çekisë do të presë në ‘Doosan Arena’ përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e parafundit për eliminatoret në “Euro 2020”.

Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse pasi tifozët “Dardanë” janë duke dhuruar spektakël në Plzen.

Tifozët po këndojnë për të motivuar lojtarët që pas pak do të dalin në fushën e blertë për të synuar kualifikimin historik në Kampionatin Europian.