Arrestohet në aeroportin e Londrës i dyshuari për terrorist, po fluturonte nga Turqia

Një i dyshuar për terrorist u arrestua në aeroportin e Londrës Heathrow, pasi mbërriti me një fluturim nga Turqia.

Policia tha se ndalimi u krye të enjten dhe ishte i lidhur me Sirinë."

Ai u arrestua me dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste," tha Policia Metropolitane e Londrës në një deklaratë.