Po riparonte linjën elektrike, por rrëzohet bashkë me shtyllën/ Humb jetën 63-vjeçari

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht teksa po riparonte një linjë elektrike në fshatin Lliar, në Gjirokastër.

Pasi u rrëzua së bashku me shtyllën, shtetasi i identifikuar si Mariglen Lekgjika gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.