FOTO/ ‘Omer’ befason me pamjen e re

Aktorët e njohur turq Engin Akyurek dhe Neslihan Atagul së fundmi janë duke punuar për një film të ri dhe ndryshimi që kanë bërë në pamje na ka habitur të gjithëve.

Më tepër ndryshim i është dashur të bëjë Enginit, i cili tani nuk ka më kaçurrelat e tij të famshme.

Aktori është detyruar që t’i presë pasi regjisorët i kanë kërkuar që për rolin e ri ai të bëjë një ndryshim drastik në pamje.

Neslihan dhe Engin do të jenë personazhet kryesorë të filmit dhe historia e tyre do të trajtohet që nga fëmijëria.

Prandaj, ‘Omer’ është pa mjekër, me disa kile më pak dhe me flokë të shkurtër.

Filmi i tyre mban titullin “Vajza e Sefitir” dhe data e publikimit nuk është bërë ende publike.