FOTO/ Pas divorcit Rudina Dembacaj i bashkohet listës së VIP-ave biznesmenë

Ditën e djeshme aktorja Rudina Dembacaj pranoi publikisht se është në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe tani duket se fokusi i saj kryesor do të jetë tek jeta profesionale.

Por së fundmi aktorja i është bashkuar listës së VIP-ave që kanë një biznes.  

Së shpejti aktorja pritet të hapë një lokal, që do të mbajë emrin “Cormeum”.

Personazhe të njohur, kolegë dhe miq të Rudinës, kanë publikuar në rrjete sociale ftesën e veçantë që kanë marrë për të qenë të pranishëm në hapjen e madhe të barit.

Vetë Rudina nuk ka dashur të tregojë shumë detaje mbi këtë nismë të re, sepse mesa duket dëshiron që gjithçka ta lërë surprizë për ditën e madhe.