FOTO/ Studentë veterinerë pozojnë nudo për kalendarin e bamirësisë

Malësitë Skoceze nuk mund të jenë sfondi më i ngrohtë për një kalendar njerëzish lakuriq por studentët e veterinerisë nga Edinburgh nuk e lejuan motin e ftohtë t'i ndalojë ata të mbledhin para për një kauzë të mirë.  

Rreth 94 studentë nga Shkolla e Studimeve Veterinare Royal Dick të Universitetit të Edinburghut, pozuan nudo për të ndihmuar në mbledhjen e parave për bamirësinë e kafshëve All4Paës, e cila siguron kujdes falas për kafshët shtëpiake të njerëzve të pastrehë dhe me kushte të këqia jetese. 

Kalendari nudo i vitit 2020, i quajtur 'When Vets Undress'; ‘Kur Veterinerët Zhvishen’, u shkrepën në peizazhin e egër vendas ku bashkë pozuan djem dhe vajza.

Kuaj, bagëtitë, zogj grabitqarë, macet, drerët dhe lopët ishin të pranishme në këto foto sesione.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net