Shtyhen dy super ndeshjet e mëdha në Angli

Temperaturat e ulta, që kanë zbritur deri në ­10 gradë celsius kanë vënë në rrezik të madh disa prej dueleve, mes tyre dhe  Manchester United­-Liverpool dhe Everton­-City.

Autoritetet britanike bënë të ditur se era e ftohtë dhe bora që do të bjerë në dy ditët e ardhshme ka shumë të ngjarë që të shkaktojnë probleme në transportin publik në vend.

Kjo është hera e parë që shtyhen ndeshje në Angli që nga viti 2014.