Statusi epik i Arben Ristanit mbi betimin e Arta Vorpsit te noterja

Pas publikimit të lajmit se Arta Vorpsi e votuar nga parlamenti për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese është betuar tek noteri ka reaguar edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i PD  Arben Ristani.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi betohet perpara Presidentit të Republikes, parashikon neni 129 i Kushtetutës.

Kur gjyqtari betohet perpara noterit publik, pyetja e vetme që ka kuptim, është kush e paguan noterin në këtë rast dhe a mund të behet betimi me pagesë?

Kurjoz jam për solemitetin në momentin e pagesës.