U gjendet 24 gramë hashash në makinë, arrestohen dy persona në Berat

Janë arrestuar dy shtetas pasi posedonin lëndë narkotike me vete.

Pas kontrollit  të automjetet tip Benz të ushtruar nga shërbimet e policisë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale 24.6 gramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa .

Berat

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, arrestohen dy shtetas pasi posedonin lëndë narkotike.

Nga Specialistët Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasve:

L.A, 40 vjeç, banues në Pogradec.

Xh.H(R),42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Çorovodë – Berat, në lagjen Uznovë, pas kontrollit  të automjetet tip Benz të ushtruar nga shërbimet e policisë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale 24.6 gramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”, parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal.