Vrasja në Vlorë/ Zbulohet pista kryesore e hetimit
Zbulohen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Kreshnik Dashajt në Vlorë.
Viktima u ekzekutua teksa po kthehej në shtëpi nga puna në një fabrikë këpucësh.
Burimet thanë për SYRI-n se hetimet i kanë kaluar Krimeve të Rënda. Mësohet se po hetohet në dy pista kryesore, ajo e ndonjë konflikti banal, por edhe pista e motiveve familjare.
Policia është e rezervuar për informacionet, ndërkohë që mësohet se ka pasur persona të shoqëruar.
Blutë kanë marrë në pyetje kolegët e viktimës dhe kanë kontrolluar kamerat e sigurisë së zonës.
Burimet thanë se pista kryesore që po hetohet dhe që qëndron më shumë është ajo e konfliktit të mëparshëm brenda familjes. Të pyetur jashtë kamerave, banorët e zonës thonë se viktima ishte ndarë prej pak kohësh nga e shoqja.