Provokimi i madh që Marilyn Monroe i bëri presidentit Kennedy më 1962

Marilyn Monroe tronditi kombin amerikan kur ajo këndoi në ditëlindjen e presidentit, John F Kennedy, në maj 1962.

Aktorja legjendare jo vetëm që bëri një interpretim të epshëm, por ishte veshur në mënyrë provokuese ku nxori në pah format e saj seksi.

Veshja ishte aq e ngushtë saqë dizajnerit Jean Louis iu desh ta qepte në trupin e Monroes.

Regjisori Mike Nichols ka thënë, siç shkruhet në një libër të ri, se ka parë që bomba bjonde nuk kishte veshur fare të brendshme nën atë fustan ikonik.

Miqtë e tij kanë thënë se Nichols iu ka treguar se Monroes i ishte hapur fustani për një moment, duke i mundësuar atij të shihte se ajo ishte pa brekë.