Bëri shaka me shokun e skuadrës në rrjetet sociale, federata angleze jep dënim shembullor për Silvan

Futbollisti i Manchester Cityt, Bernardo Silva është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit me një ndeshje pezullim si dhe një gjobë prej 50 mijë sterlinash.

E gjitha kjo ndodhi pasi përpara disa kohësh, ylli i ‘qytetarëve’ me anë të një postimi në ‘Tëitter’ ngacmoi shokun e tij të skuadrës Benjamin Mendy.

Portugezi postoi një foto ku shfaqej Mendy në fëmijërinë e tij dhe e krahasoi me një personazh vizatimor me ngjyrë. Ky postim mori nuancë raciste dhe Federata e vendosi nën hetim. Pavarësisht se në lidhje me këtë ngjarje, vetë Mendy e ka pranuar se nuk ka pasur të bëjë aspak me racizëm por thjesht me një shaka mes shokësh, sërish Silva nuk i ka shpëtuar ndëshkimit.

Kështu, një postim i pamenduar nga luzitani, i kushtoi shumë, ndërsa trajneri Pep Guardiola duhet të mendojë një formacion pa Silvën në ndeshjen e ardhshme.