LIVE/ Greqia U19 shënon golin e dytë përballë Shqipërisë U19
Greqia U19 ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen ndaj bashkëmoshatarëve të Shqipërisë e vlefshme për Grupin 4 eliminator të Kampionatit Europian.
Në minutën e 59’ ishte mbrojtësi Georgios Vagiannidis i cili realizoi golin e qetësisë 2-0 për skuadrën “helene”, shkruan SYRI.net.
Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në Grupin 4 eliminator të Kampionatit Europian.