Claude Makelele i bashkohet klubit të njohur anglez

Klubi i PremierLigës, Swansea, ka konfirmuar se legjenda franceze Claude Makelele është anëtari më i ri në stafin teknik të klubit.

43-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e Premier Ligës deri në fund të sezonit, duke u bashkuar me trajnerin Paul Clement, me të cilin ishin bashkë edhe te Chelsea e te PSG.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat dhe PSG-së është asistent dhe do të debutojë në xhiron e ardhshme të Premier Ligës.