Zaev nesër drejt Greqisë: Të përforcojmë miqësinë dhe të thellojmë bashkëpunimin ekonomik

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka njoftuar se ditën e nesërme paradite, do të udhëtojë për në Greqi, kur pritet të takohet edhe me homologun e tij grek Micotakis.

“Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësinë që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thellojmë bashkëpunimin”, deklaroi Zoran Zaev.

I pyetur për takimin Pendarovski-Makron në Paris, Zaev tha se pret që të kthehet presidenti dhe të njoftohet në detaje për takimin, megjithatë u shpreh se është i kënaqur nga takimi i realizuar.