Barcelona-Real Madrid/ Përcaktohet ora se kur do të luhet ‘El Clasico’ e parë e sezonit

Duhej të luhej më 26 tetor “El Clasico” e parë e sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit, por për shkak të protestave në rajonin e Katalonjës, takimi u shty për më 18 dhjetor.

Ditën e sotme është vendosur edhe ora në të cilën do të luhet takimi.

Sfida e shumëpritur do të startojë në “Camp Nou” në orën 20:00, e cila është në fakt mjaft e përshtatshme për kontinentin europian.