Koeman: Stoli i Barcelonës është një mundësi e mirë, por...

“Stoli i Barcelonës është një mundësi e mirë, por nuk do të mendoj për të deri në fund të Euro 2020”.

Fjalë këto të Ronald Koeman, që shihet si pasuesi ideal i Ernesto Valverdes për të marrë drejtimin e Barçës, nga presidenti i klubit blaugrana, Josep Maria Bartomeu.

Ish-mesfushori i Barcelonës i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm, tashmë në një rol tjetër, por nuk do ta bëjë diçka të tillë pa përfunduar Kampionatin Europian i vitit të ardhshëm, aty ku Koeman synon të lërë shenjë dhe pse jo të tentojë fitimin e trofeut me kombëtaren holandeze.