Tërbohen zjarret në Australi, banorët urdhërohen të largohen me shpejtësi

Sidnei – Zyrtarët australianë të mërkurën urdhëruan banorët dhe turistët të largohen nga rrugët ku zjarret po afrohen me shpejtësi, njoftoi Reuters,  ndërkohë që zjarrfikësit luftonin të përmbanin më shumë se 150 zjarre nga të dyja anët, në brigjet lindore dhe perëndimore.

Moti i freskët gjatë natës i lehtësoi pak zjarrfikësit në shtetin New South Wales, ku Sideny është kryeqytet, ndaj vëmendja u zhvendos tek fqinji në veri, Queensland, ku më shumë se 80 zjarre kërcënonin jetët e njerëzve dhe banesat e tyre.

Autoritetet dhanë alarmin “ikni menjëhërë” në nivelin më të lartë për disa zona, përfshirë Noosa, një destinacion pushimesh në breg të detit, 150 km në veri të Brisbane, kryeqytetin e Queensland./SYRI.NET