Makina e mbushur plot me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për transport të lëndëve narkotike.

Shqiptari u kap duke udhëtuar me makinë në periferi të Janinës.

Gjatë kontrollit në  bagazhin e automjetit, u gjetën 85 pako me hashash me peshë të përgjithshme prej 90 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua ndërsa 38-vjeçari akuzohet për posedim dhe transportim të lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për të zbuluar destinacionin e drogës.