Salah largohet i dëmtuar nga grumbullimi me Egjiptin

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është tërhequr nga skuadra e Egjiptit për kualifikimet e Kampionatit të Kombeve të Afrikës këtë javë, pasi pësoi një dëmtim të këmbës.

27-vjeçari u pa duke mbajtur kyçin e këmbës së majtë pas një dueli me Fernandinho gjatë gjysmës së parë ndaj Manchester Cityn në “Anfield”.

Ai ishte në gjendje të vazhdojë dhe shënoi golin e dytë të Liverpoolit, përpara se të zëvendësohej përfundimisht pas 87 minutave.

Salah pastaj u bashkua menjëherë me skuadrën e tij kombëtare për ndeshjet kundër Kenias dhe Ishujve të Komorisë siç ishte planifikuar.

Por, pasi u vlerësua nga fizioterapeuti i Egjiptit, u vendos që ai të tërhiqet në mënyrë që të jepte më shumë kohë për dëmtimin që të shërohej.

Ekipi mjekësor thotë se është i njëjti dëmtim i këmbës i pësuar para një ndërhyrjeje të shkaktuar nga Hamza Choudhury i Leicester në fillim të muajit të kaluar.

Salah mbërriti në Egjipt në stërvitje të hënën dhe mezi priste të marrë pjesë, por dëmtimi i tij, sipas doktorit të Egjiptit Mohamed Abu-El Ela, i duhet kohë për t’u rehabilituar.