Rusia: Ministri britanik po tenton ta nisë një luftë të re

Rusia ka akuzuar sot ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se po tenton ta nisë një Luftë të re të Ftohtë mes Rusisë dhe Amerikës.

Ambasada e Rusisë në Londër ka njoftuar se, Johnson po ndjek synimet e kundërta me ato që dikur i ndiqte Margaret Thatcher, në tentativë për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

Komentet e rusëve vijnë pasi Johnson tha se, regjimi i Vladimir Putinit “është i gatshëm të bëjë të gjitha llojet e mashtrimeve shumë të fëlliqura” në botë, siç është lufta kibernetike.

Në llogarinë e vetë zyrtare në rrjetin social Twitter, Ambasada ruse shkroi: “Thatcher shkoi në SHBA për t’i ndrequr marrëdhëniet mes Uashingtonit e Moskës e për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, @Boris Johnson po ndjek synimin e kundërt.