Milot Rashica tregon çfarë i ka shkruar shoku i tij çek

Ditën e enjte Kosova do të luajë kundër Republikës së Çekisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Milot Rashica do të mundohet që t’i shënojë shokut të tij te skuadra e Ëerder Bremen, Jiri Pavlenka-s.

Në konferencën për shtyp pas stërvitjes së sotme, Rashica ka treguar se ka folur me Pavlenkan.

“Kam folur me të. Edhe ata dëshirojnë të fitojnë por edhe ai e di se na kemi me shkuar për fitore atje”, ka thënë Rashica.