Plas te Anglia, Sterling kap prej fyti Joe Gomez, Southgate e përjashton

Zënka e Raheem Sterling me Joe Gomez në ndeshjen mes Liverpool dhe Manchester Cityt ka vazhduar dhe tek kombëtarja angleze.

Sterling u konfrontua fizikisht me mbrojtësin, teksa u desh edhe ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndaluar sherrin.

Nga kjo situatë e pësoi Sterling, i cili u përjashtua nga grumbullimi me vendimin e trajnerin Southgate. Gjithsesi, ylli i Manchester Cityt u mbrojt pikërisht nga Joe Gomez, pasi siç zbulon “Sky Sport”, ka qenë mbrojtësi i Liverpool, i cili i ka kërkuar trajnerit të “3 Luanëve” mos ta përjashtojë Sterling.

Southgate nuk është se ia ka vënë veshin fjalëve të Gomez, pasi vendosi me dorë të hekurt, duke përjashtuar Sterling, por veprimi i mbrojtësit është për t’u duartrokitur.