Zbulohen fjalët që Ronaldo i tha trajnerit Sarri në momentin që po largohej

Në Itali u ngritën polemika të shumta mbi zëvendësimin e Cristiano Ronaldos. Shumë gazetarë thonin që portugezi e fyeu trajnerin Maurizio Sarri pas daljes nga fusha.

Mirëpo sipas asaj që ka publikuar "Tuttosport", shprehja që ka përdorur Ronaldo gjatë momentit të zëvendësimit ndaj trajnerit Sarri ka qenë: "Porra caralho!". 

Një shprehje e krahasueshme në italisht me "che cazzo!", ose e thënë në gjuhën shqipe, edhe pse në mënyrë vulgare "vari k..."!

Një ofendim jo për trajnerin, po e thënë ndoshta edhe në moment nervozizmi që gjërat nuk po i ecin si ai do të donte...