Çfarë po ndodh me ‘ABC’? Largime dhe shkarkime të shumta!!! Ja kush ka ikur

Ndryshime të mëdha në televizionin informativ ABCNews. Burime nga ky televizion kanë bërë të ditur se në ditët e para të janarit janë bërë shumë ndryshime.

Sipas tyre janë larguar shumë punonjës e në mes tyre edhe drejtori i këtij televizioni që ishte në këtë detyrë prej disa vitesh.

Armand Shkullaku mësohet se nuk ka pranuar propozimin e ri të pronarit Aleksandër Frangaj duke mos qenë më drejtor i ABCNews. Ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri në fund të janarit.

Mësohet se Frangaj i ka ofruar një post tjetër Shkullakut, për të cilin ai ende nuk ka dhënë përgjigje. Por jo vetëm kaq.

Burimet thanë se ka pasur edhe lëvizje të tjera të drejtuesve dhe gazetarëve të këtij televizioni.

Burimet thanë se televizioni mund të jetë shitur tek pronarë të rinj, të cilët kanë vendosur të bëjnë lëvizje, ose pronarët aktualë janë duke ndryshuar politikat e televizionit.

ABCnews ishte ndër të paktë ekrane në opozitë me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. /SYRI.net