VIDEO/ Automjeti merr flakë në qendër të Tiranës

Një automjet është djegur para pak minutash në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘Sami Frashëri’.

Nuk ka ende të dhëna lidhur mbi shkaqet e këtij incidenti.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe zjarrëfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.