VIDEO/ Ku ishte vajza e Presidentit Obama kur babai i saj u përlot

Në fjalimin lamtumirës të Barak Obamës ishin prezent gruaja e tij Michelle Obama dhe vajza e madhe, Malia. Por, aty mungonte vajza e vogël, Sasha.

Në fakt, kjo u vu re kur gjatë fjalimit Presidentit Obama iu mbushën sytë me lot kur i dedikonte fjalë familjes së tij.

Kureshtjen se ku ishte Sasha, e ka shuar një përgjigje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Mark Knoller, zëdhënës në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se Sasha kishte qëndruar në Uashington për t`u përgatitur për një provim shkolle.