Dhuna në Unazë të re, Rudina Xhunga: Policia bën punën kur hedh gaz

Rudina Xhunga, ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të IKMT-së për shembjen e banesave në Unazën e Re.

Xhunga jo vetëm që nuk solidarizohet me banorët, por thotë se policia po bën punën dhe se banorët kanë zaptuar tokën. Më tej Rudina shpjegon se erdhi në studio me taksi dhe se u vonuar rrugës.

Sipas saj, tashmë Unaza do të çlirohet dhe Rudina do të kalojë e qetë edhe në këtë aks.

‘Të gjithë njerëzit duan Unazën. Unë u vonova për një tjetër rrugë si e Unazës. Unë erdha me një taksi, taksisti më sqaroi që është demokrat dhe më tha që mua më mban rroga ime tek privati, nuk i kam marrë tokën askujt.

Përtej njerëzores, njerëzit janë dakord në një pikë që unaza duhet bërë. Është gjendje emocionale por atje do të vazhdojë puna. Nuk mendoj se politika do të vihet përballë policisë.

Policia po bën punën e tyre. E tillë është situata. Për mbi situatën, përmbi faktin që ne pas disa ditësh do kalojmë në një tjetër përplasje, deri atëherë të themi që ajo Unazë do bëhet. Për mua është një vend ku po provohet shteti ligjor. Skandali nuk po vazhdon,  por po vazhdon pengesa për të prishur ato shtëpi.

Nuk po e lëshojnë gaz lotsjellës sepse janë të varfër apo se janë në qiell të hapur. Policia po bën punën, po e bën me gaz jo me plumba. Iu është bërë thirrje që të largohen.

Unë nuk përfaqësoj policinë. Unë e dua atë unazë. Përtej politikës më duhet unazës dhe përtej politizimit që po i bëhet situatës.

Se këtë kanë hall njerëzit se kush do bëjë kullë jo se po ngelen në qiell të hapur. I gjithë brezi i dytë pothuajse është larguar, është vetëm brezi i parë. Kanë uzurpuar një tokë, nuk janë në tokën e tyre. Është një moment që duhet dalë pak më tej.

Në Astir hyn dhe kjo pjesa që ka njerëz që kanë probleme. Unë jam kundër faktit që shteti është arrogant me të dobëtin dhe me të pasurin nuk mundet. Nuk jam për pyetjen i dobëti dhe i forti, por a jemi për shtet ligjor apo për shtet të fortë?

Ata kanë zaptuar tokë. Koston po e paguan PS, por të mirat do i marrë dhe PD, se nuk do jetë PS gjithmonë, do vijë PD, do vijë LSI. Pas rrëzimit të Astirit do ketë pika të tjera’, tha Xhunga.