Stuhia rrëzon shtyllat, pa energji elektrike Llogaraja, Dukati e Tragjasi

Stuhia që ka përfshirë vendin në mesditë ka shkaktuar rrëzimin e disa shtyllave të energjisë elektrike dhe ka lënë pa drita zonën e Llogarasë, Dukatit dhe Tragjasit.

OSHEE-ja njoftoi se ka dalë jashtë funksionit fideri R1 i nënstacionit të Radhimës dhe se OSHEE në Vlorë  është duke punuar për normalizimin e situatës.