Dhuna në Unazën e re/ Basha shkon tek Spitali Ushtarak

Për shkak të gjendjes së rënduar me banorët e Unazës, kryetari i PD-së Lulzim Basha është nisur për në Spitalin e Traumës ku edhe do të ketë një prononcim.

Më parë ishte njoftuar për një deklaratë nga selia blu e kreut të PD-së, por nisur nga situata e rëndë, Basha ka vendosur që të shkojë tek spitali, ku ndodhen dhjetëra banorë të unazës së re të shtruar.

Ata kanë plagë të shumta, nga dhuna e policisë.