VIDEO/ Rama, banorëve të Unazës së re: Nuk do ju shemben shtëpitë. Por sot ...

Në fushatën e vitit 2013, për të ardhur në pushtet Edi Rama bëri lloj, lloj premtimesh që më vonë dolën të gjitha mashtrime.

Një prej tyre është edhe premtimi se asnjë shtëpi edhe pse nuk ishin të legalizuara nuk do të prishej.

‘Shtëpitë nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet’, do tu thoshte Edi Rama, banorëve të unazës së re.

Por sot, 6 vite pas këtyre deklaratave, për interesa të oligarkëve dhe vjedhjes në pushtet, Edi Rama, jo vetëm që nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për premtimet e bëra dhe deklaratat e tij, por ka dhunuar në mënyrë barbare banorët që më parë u premtonte legalizim dhe u thoshte se investimet e tyre janë të bëra me para gjaku.