FOTO/ Zjarre të fuqishëm djegin Australinë

Dhjetra zjarre të ndezur nga erërat, temperaturat përvëluese dhe degët e thata të pemëve përfshinë lindjen e Australisë së martën, ndërkohë që banorët rretht brigjeve ishin paralajmëruar se ishte tepër vonë për t’u larguar.

Zjarret e fuqishëm përcëlluan periferitë e Sidneit, ku zjarrfikësit u detyruan të dërgonin avionët dhe helikopterët me ujë për të shpëtuar një lagje.