Reperi i njohur përfundon në spital në gjendje kritike për jetën

Reperi i njohur Lil Reese është shtruar këtë të hënë në spital pasi është qëlluar me armë. 

Ai është transferuar në qëndrën mjeksore Christ në Oak Lawn pasi ai kishte marrë plagë të rënda.

Johnna Kelly e cila është zëdhënëse e kësaj qendre mjekësore konfirmoi se reperi është në gjendje kritike.

Dhe miku i tij  Lil Durk me anë të një postimi të tij në Twitter është shumë i paqartë ai ka shkruar ‘ Reese mirë’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 30 pm.

Të shtënat u dëgjuan afër Chicago-s ku policia raporton se atentati ndodhi në kryqëzimin e Rrugës 167 dhe rrugës Pulaski.

Megjithatë viktima nuk ishte në vendin e ngjarjes kur mbërritën autoritetet.

Departamenti i Policisë dha një deklaratë për shtyp për incidentin, edhe pse nuk mund të konfirmonte identitetin e personit që u qëllua.