Protestuesit e Unazës së Re, gazetarit të TCH: Ikni se jeni të shitur, largohuni prej këtu!

“Ikni se jeni të shitur, ikni largohuni, mos qëndroni këtu!”

Kjo ka qënë thirrja e fortë e banorëve të Unazës së Re sot, ndaj një gazetari të Top Channel, që kishte shkuar për të transmetuar skenat e rënda që po ndodhnin mëngjesin e sotëm në këtë zonë.

Banorët, të cilët u gjendën sot nën dhunën e Policisë për të mos lejuar shembjen e shtëpive, nuk janë larguar nga zona, ku fadromat kanë shembur deri tani 5 godina të tyre dhe janë në vazhdim për të prishur edhe 28 të tjera. /Tpz.al