Sulmuesi 19-vjeçar që po shpërthen, 5 tripleta në 18 ndeshje

Erling Haland vazhdon të dhurojë spektakël këtë sezon. Shpërthimi i sulmuesit 19-vjeçar të Salzburgut vazhdon të mos njohë kufij.

Gjatë fundjavës, ai shënoi tripletën e radhës në fitores 3-0 ndaj Volfsbergerit për kampionët e Austrisë, duke regjistruar tregolëshin numër 5 këtë sezon dhe duke u ngjitur në kuotën e 27 golave në vetëm 18 ndeshje.

Norvegjezi ka shënuar 15 gola në kampionat në 12 javët e para dhe 7 gola në 4 ndeshje të Champions-it.

Talenti i kombëtares norvegjeze është prej kohësh në shënjestrën e klubeve më në zë të Europës.

Por, duke qenë se ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin e Red Bull Salzburgut, austriakët kanë vendosur të bëjnë rezistencë dhe do të kërkojnë më shumë se 90 milionë euro për kartonin e tij.