Meta në Paris, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e së hënës me presidentin francez Emmanuel Macron. Vetë Presidenti ka publikuar pamjet dhe përshtypjet e takimit me homologun francez.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!” shkruan Meta.