VIDEO/ IKMT nis shembjen e banesave tek Unaza e Re, përplasje të forta të banorëve me Policinë

IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re, e mbrojtur nga forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Banorët janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gazin lotsjellës për t’i neutralizuar dhe ka nisur edhe shoqërimin e dhjetra prej tyre në Polici. Ndër të shoqëruarit është është edhe aktivisti Ervin Goci. Pedagogu Goci është dërguar në komisariatin nr.3.