Pagesa për koncertin inaugurues të Arenës Kombëtare/ Ardit Gjebrea: Gënjeshtër e madhe

Kantautori dhe prezantuesi Ardit Gjebrea reagoi pas një raportimi në Syri.net për pagesën që do marrë për festën që do organizohet me rastin e inaugurimit të Arenës Kombëtare.

Teksa poston lajmin, Gjebrea shprehet se kjo është një gënjeshtër e madhe.

Gjebrea përdori profilin e tij në Instagram për të reaguar.

Ai shkruan: “Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin...”