ZYRTARE/ UEFA vendos një ndër gjyqtarët më të mirët në Europë për Çeki – Kosovë

UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të vendosë drejtësi në përballjen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Europiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më të mirë në Europë, italianin Gianluca Rocchi, shkruan SYRI.net.

Rocchi sezonin e kaluar gjykoi finalen e Europa Leagues në mes Arsenalit dhe Chelseas.

Kujtojmë që më 14 nëntor ora 20:45 luhet përballja mes Çekisë dhe Kosovës.