FOTO/ Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur shqiptar

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari i mirënjohur Sotiraq Gjordeni.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e ka dhënë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës.

Në dhjetor të 2017, Unioni i Gazetarëve e kanë nderuar me ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në raportimin me vërtetësi të ngjarjeve dhe realiteteve të Durrësit para dhe gjatë viteve ’90.

Gjatë të gjithë jetës deri në çastin e daljes në pension, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit, duke u shndërruar në një shkollë gazetarie, me profesionalizmin dhe saktësinë që e karakterizonte.

Gjordeni ka qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake.