Mbretëresha e popit hidhet në gjyq nga fansi i saj. Ja cila është arsyeja, që do t’ju lërë pa fjalë?

Madonna është paditur së fundmi nga një fans, për shkak se u vonua në koncertin e saj të fundit në Las Vegas.

“Ka diçka që të gjithë ju duhet ta kuptoni dhe kjo është: një mbretëreshë nuk është kurrë vonë” - kështu e nisi Madonna performancën skenike. Ndonëse turma e brohoriti, Nate Hollander vendosi që ta çojë mbretëreshën e popit në gjykatë.

Fansi nga Florida pretendon se vonesa e nisjes së koncertit për turin “Madame X” është shkelje kontrate mes këngëtares dhe blerësit të biletës. E megjithatë, fakti që Madonna i nisi koncertet me orë të tëra vonesë, nuk përbën risi.

Ylli e ka lënë gjithnjë publikun të presë më shumë nga ç’mund të tolerohet. Në një nga koncertet e fundit, ku u vonua rreth tre orë, u mundua të justifikohej duke thënë: Jeni ju që keni ardhur shumë shpejt!