Aksidenti/ Makina përplas gruan në Novoselë

Një tjetër aksident ka ndodhur në Novoselë.

Raportohet se makina ka përplasur një këmbësore e cila është nisur drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendgjarje për të verifikuar shkaqet në të cilat ka ndodhur aksidenti.