Anxhela Peristeri shuan të gjitha dyshimet për moshën e saj

 Prej disa kohësh, Anxhela Peristeri, është komentuar gjatë në media se nuk e ka treguar moshën e saj të vërtetë.

E ftuar në emisionin “Why Not” në ‘RTVOra’, këngëtarja e tregoi të vërtetën për të gjithë ata që ishin të paqartë rreth kësaj teme.

Anxhela u shpreh se do e thoshte me krenari nëse do ishte 40-vjeçe. Por në fakt është vetëm 33-vjeçe.

“Jam njeri që nuk e kam fshehur ndonjëherë moshën. Edhe nëse do isha 40-vjeçe do e thosha me krenari sepse nuk ka gjë të keqe të jesh 40-vjeç. Të gjithë do shkojmë 40, nuk është se ndonjëri ka shkuar 40-vjeç dhe tjetri ka ngelur 20 vjeç gjithë jetën.

'Por ndoshta për faktin që kam dalë shumë e re në skenë. Kam kënduar që 16-vjeç. Njerëzit bëjnë llogaritë e viteve dhe thonë kjo është e madhe se atëherë ka qenë 20. Kush e di si e mendojnë. Është edhe në wikipedia një biografi e imja që më nxjerr 37-38 ndoshta ngatërrohen edhe atje. Megjithatë unë jam ’86, 14 mars 1986 dhe jam plot 33 vjeç.”

Së fundmi këngëtarja ka qenë e komentuar edhe për jetën e saj private, për të cilën është shumë e rezervuar dhe nuk pranon të ndajë asnjë detaj rreth saj.