Ndihmoi një shtetas që kërkohej nga policia, pezullohet punonjësi i doganës. Emri

Pezullohet nga detyra një punonjës i doganës së Kapshticës. Sipas burimeve kofidenciale, shtetasi Niko Xhezairi ka lejuar të kalojë drejt Greqisë një shtetas të shpallur në kërkim nga policia.

Konstatimi i u bë nga ShÇBA-ja ndërkohë që prokuroria ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimeve, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata e Korçës.