Rama përplaset me Kosovën, Serbia vazhdon: Edhe Gana tërhoqi njohjen

Nëse u hedh një sy gazetave më të mëdha në Kosovë ditën e hënë, sheh që mbizotëron kryeartikulli ‘Edi Rama përplaset me Kosovën’.

Në kohën kur edhe vetë brenda socialistëve ka rezerva për qasjen e Edi Ramës ndaj Serbisë, kryeministri Edi Rama shënoi një përplasje frontale me të gjithë politikën kosovare një ditë më parë.

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se qasja e Shqipërisë ndaj Serbisë jo vetëm po e rehabiliton Beogradin, por edhe po e forcon në kohën kur ky vend është shumë agresiv ndaj Kosovës.

Se sa agresive vazhdon të mbetet Serbia, u duk qartë të hënën kur kryediplomati serb, Ivica Daçiç deklaroi se edhe Gana ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Ai tha se vendi afrikan është i 16-ti që tërheq njohjen, kurse deri në fund të vitit do ketë edhe tre-katër vende që do tërhiqen nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur.