FOTO/ Donald Trump ‘shpërthen’ në Twitter pas akuzave për ‘materialet e turpshme’

Donald Trump, ka komentuar për herë të dytë sot pretendimet se agjentët rusë ishin mbledhur informacione të turpshme dhe komprometuese duke i quajtur këto akuza si "absurditet absolut".

Në një seri të postimesh të zemeruara , te mërkurën në mëngjes, presidenti i zgjedhur shkruajti fillimisht një lidhje në faqen e internetit që publikoi lajmin për ta tërhequr më pas si të rremë.

"Rusia  tha se raporti i paverifikuar dhe i paguar nga kundërshtarët politikë, është një trillim total dhe i pakuptimtë. Shumë e drejtë!”,  shkroi zoti Trump, me shkronja kapitale

Më pas ai shtoi:  Rusia nuk është përpjekur të përdorë ndikimin e saj mbi mua. Unë nuk kam asnjë lidhe me Rusinë! Asnjë marrëveshje, asnjë presion, nuk kam asnjë lidhje "

Në një deklaratë, Kremlini tha se nuk kishte asnjë "informacion komprometues" as për Trump as për rivalen e tij zgjedhore Hillary Clinton, dhe i quajti raportet e hartuara nga një ish-zyrtar i inteligjencës britanike si "bllof total" , shkruan “The Independent”.

Duke folur në konferencë e tij të përditshme të gazetarëve të mërkurën, zëdhënësi i Vladimir Putin,  Dmitry Peskov ka thënë: "Kremlini nuk ka informata komprometuese mbi Trump. Ky raport nuk korrespondon me realitetin dhe nuk është tjetër përvecse një trillim absolute.

"Ky është një blof total , një trillim absolut, absurditet i plotë," tha ai./SYRI.net/