VIDEO/ Reagimi i Guardiolës pas humbjes me Liverpoolin po bën xhiron e rrjetit

Manchester City u mposht me rezultatin 3-1 në kryendeshjen e Premierligës ndaj Liverpoolit, duke bërë që diferenca nga skuadra e kuqe të thellohet në 9 pikë.

Kjo disfatë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, i cili në fundin e ndeshjes ka bërë një reagim epik ndaj gjyqtarëve, që është duke bërë xhiron e internetit.

“Shumë, shumë faleminderit”, ishin fjalët e Guardiolës, dukshëm të ekzagjeruara e tallëse, teksa i shtrëngonte duart treshes së gjyqtarëve.