'Unaza e Re'/ Balliu: Rama nuk do dialog, sepse ka vjedhur. Në Strasburg fitojnë banorët

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, në një dalje publike për mediat nga selia blu deklaroi se, kryeministri Edi Rama po bën vjedhje galoponte te Unaza e Re.

Sipas tij, Rama nuk bën dialog me banorët, për shkak se e di se ka vjedhur.

Balliu shtoi ndër të tjera se banorët e Astirit nëse e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë.

“Edi Rama vazhdon që të vjedhë te Unaza e Re. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur, pasi ka bllokuar hetimet në Prokurori, agjencitë në varësi të Ramës po e thellojnë vjedhjen. Firma Salillari është në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin e koorporimeve.

Projekti është të bëhet sikur gjithçka është në rregull. Por Rama po vjedh paratë publike, duke bërë sikur ndërtojnë. DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë ka marrë 40 milionë euro. Rama nuk do dialog, sepse e di se ka vjedhur. Banorët duan dialog. Mos detyroni banorët e Unazës së Re që të çojnë çështjen në Strasburg e ta fitojnë”, u shpreh Balliu.

Konferenca e plotë për shtyp: