FOTO/ Rezultatet e ndeshjeve të Serie A, Lazio bind në ‘Olimpico’

Gola me bollëk në sfidën e “Olimpicos” mes Lazios dhe Lecces, me bardhekaltrit e Inzaghit që siguruan fitoren e katërt radhazi në Serinë A me rezultatin 4-2.

Spikati në këtë përballje me dygolësh argjentinasi Joaquin Correa, që hapi dhe mbylli serinë e golave për vendasit.

Listës së golashënuesve bardhekaltër iu shtuan Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, me këtë të fundit që kryeson bindshëm listën e golashënuesve në elitën e futbollit italian me 14 finalizime, 5 më shumë se Lukaku i Interit.

Në krahun tjetër e gjetën rrjetën Lapadula dhe La Mantia, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e 6-të sezonale të puljezëve.

Dy takimet e tjera Sampdoria – Atalanta dhe Udineze – SPAL përfunduan në barazim pa gola.